“Ke nevojë për disa veshje si të OFL-së?” Erion Alibej: Janë bërë në Kosovë, ia dhashë Nuredin Dumanit. Pas vrasjes së vëllezërve mora vesh që Talo kishte ...
Procesi gjyqësor i njohur si “Plumbi i Artë” vijon me zhvillime të reja, ndërsa bashkëpunëtori i drejtësisë, Erjon Alibej, ka dhënë një tjetër dëshmi me detaje tronditëse për përfshirjen e tij në disa ngjarje kriminale.
Ai rrëfeu para togave të zeza pagesa të majme për atentate, blerje armësh, përdorim të automjeteve të vjedhura dhe kontakte të vazhdueshme me emra të njohur të botës së krimit si Nuredin Dumani dhe Talo Çela.
Dëshmia përfshin edhe emra të tjerë si Henrik Hoxha, Klevis Alla dhe Altin Ndoci, duke hedhur dritë mbi lidhjet dhe rolet e tyre në ngjarjet e rënda që tronditën vendin.
E po ashtu Alibej tregoi edhe se si i siguronte uniformat e policise per t'i perdorur me pas ne atentatet qe realizonte Nuredin Dumani.
Në seancën e fundit, Alibej deklaroi se:
“Për Dorjan Shkozën kam paguar 100 mijë euro. Nga hoxha janë blerë disa armë, varionin çmimet nga 500-1000 deri 3500 euro. Nuk e di fiks se kontaktet me “hoxhën” i kishte Sandër Baho.
Me Nuredin Dumanin jam takuar pas vrasjes së vëllezërve Haxhia. Por me Nuredinin isha në kontakt të vazhdueshem, Henrik Hoxhën s’e njihja, vetëm kam dëgjuar që kishte preudonimin “kusho” edhe “nipi” që i drejtohej Klevis Allës.
Me Nuredinin flisja për Talo Çelën që pas vrasjes së Dorjan Shkozës do u bënte i gjallë apo jo.
Gjithashtu vijoja investigimin për Altin Ndocin, ky shkonte shpesh në Durrës tek vëllezërit Haxhia.
Klevis Alla kishte parë një ditë Talon tek shtëpia e vëllezërve Haxhia, por Nuredini e mori me rezerva.
Nuredini është angazhuar me qenë i përgatitur me “çunat e Fushë-Krujës”, por emrat e tyre s’i dija.
Në “Sky Ecc” më shkuran Plarent Dervishi, kam pas kontakt me të, ai kishte kodet “barcelona” dhe “gost”.
Plarenti më tha: “m’bohet qefi që e ke gjet Talo Çelën”! Unë u habita nga e dinte ky, pastaj u kujtova që Plarenti kishte shumë muhabet me Festim Qolin.
Kishim një makinë “Toyota” të vjedhur që e kisha blerë në Shijak, ia dhashë Nuredinit dhe armët që ai donte, ia dhashë tek pazari i Rrogozhinës, ishte me Klevis Allën kur e mori, më pas Nuredini kërkoi dhe 50 mijë euro, ia çova me një mikun tim dhe i çova 150 mijë për të vijuar.
Këtë e bëra që dhe Nuredini të shikonte që unë kisha lekë dhe të kishte besim.
Për vrasjen e vëllezërve Haxhia i kam dhënë Nuredinit 2 kallashë dhe 1 pistoletë mesa kujtoj, ç’më kërkonte ia jepja.
Armët ja dhashë bashkë me makinën, plani ishte për të vrarë Altin Ndocin dhe Besmir Haxhinë, jo Viktorin. Doli shpejt në televizion lajmi që e mora vesh, edhe në lajme që u gjet e braktisur “Toyota”, i thashë Nuredinit: “Pse shenja gjaku në makinë?”
Më tha: “kemi gjuajtur me xhama mbyll dhe nga ciflat është lënduar në këmbë “Kusho”-ja”. Pastaj u shoqërua “nipi” në polici dhe Nuredini m’tha: “M’duket se ky po flet”! Dhe sa mora vesh e kishte marrë vesh nga komshinjtë, nga “Miri i Pojes” që Nuredini e kishte mik.
Kam pas dhe një mik në Kukës, Bujar Gërmizin, i thashë Nuredinit “ke nevojë për disa veshje si të OFL-së?” Më tha “po”, dhe nga Bujari mora disa veshje si të OFL-së, policisë dhe ia kam dhënë Nuredinit, jelekë dhe kambale, me mbishkrimin OFL. Janë bërë në Kosovë veshjet, unë i mora në Kukës.
Pas vrasjes së vëllezërve mora vesh që Talo kishte qëndruar tek shtëpia e Haxhiajve, kur mesova me TV që Klevis Alla po nxirrte emra.
Nuredini në këtë kohë u shkëput dhe bashkë me familjen e tij rrinte në Spille tek vjehrra. Ai s’e dinte nëse po flitej për të, pasi i shkoi dhe policia në banesë por ai kishte ik, flisja gjithë kohës me të në “Sky Ecc”.
Unë rrija në shtëpi, por vinin më takonin miq e shokë, kanë ardhur edhe policë, si Leonard Palushi. Arjan Spahiu ka qenë në dijeni të planeve tona dhe më ka ndihmuar nga ana monetare. Arjani fliste dhe me “Fat Katnarin”, ky kishte informacion mbi personat që më goditen familjen.
Foton e Besmir Haxhisë e kam nxjerrë nga sistemi TIMS, kisha investiguar për të, se ai kishte marrë pjesë në 3 atentate ndaj familjarëve të mi, emrin e tij nuk e mbaj mend ma ka thënë Nuredini, apo e kisha mësuar me para.
Mesa di lekët për vrasjen i ka nda Nuredini, më tha që i ka dhënë nga 35 mijë euro secilit.”.



