SPAK shtyn me 6 muaj të tjerë hetimet ndaj ish-Presidentit, Ilir Metaj
SPAK ka marë një vendim për shtyrjen me 6 muaj burgim ndaj ish-Presidentit të Republikës, Ilir Metaj.
Ndaj Metaj aktualisht janë ngritur tre akuza si korrupsion pasiv, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie, të cilat i janë komunikuar zyrtarisht.
Ndërsa sot pas 6 muaj nga arrestimi i tij, avokati i Metës, Kujtim Cakrani, është ftuar për tu paraqitur në SPAK me qëllim njoftimin e klientit të tij, lidhur me vendimin për shtyrjen me 6 muaj të tjerë të hetimeve ndaj ish-presidentit të Republikës së Shqipërisë, ish-bashkëshortes së tij Monika Kryemadhi dhe personave të tjerë.
Në fund të muajit Maj 2025, kreut të “Partisë së Lirisë”, Ilir Metaj, i janë komunikuar nga SPAK akuzat e korrupsionit, pastrimit të parave dhe fshehjes së pasurisë.
Me të njëjtat akuza Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka marrë të pandehur edhe ish-bashkëshorten e tij, Monika Kryemadhi.
Akuzat i janë komunikuar nga 3 prokurorët e çështjes të cilët përfshinë ish-Presidenti në një hetim me 3 dosje penale si aferën CEZ-DIA, skandalin e lobimit të LSI në SHBA dhe hetimin pasuror.
Akuzat i janë komunikuar edhe të akuzuarve të tjerë, Ema Çoku e Piro Xhixho.
Meta që prej 21 tetorit të kaluar ndodhet në arrest në burg, ndërsa Kryemadhi me detyrim paraqitje.
Kryemadhi-Meta, tashmë ligjërisht të divorcuar, akuzohen nga SPAK se ndër vite kanë ushtruar pushtetin e tyre për të përfituar pasuri në mënyrë të paligjshme dhe kanë fshehur burimin e tyre duke përdorur edhe familjarët.
