Shqipëria pëson një “goditje” para ndeshjes me Letoninë, Kombëtares do t'i mungojë kapiteni...

TIRANE - Gjatë ndeshjes Shqipëri-Serbi, e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026 në Grupi K, e cila u mbyll në barazim 0-0, Kombëtarja jonë kuqezi ka marrë një lajm të keq.

Fjala është për kapitenin Berat Gjimshitin.

Mbrojtësi shqiptar i Atalantës është ndëshkuar në minutën e 19-të me karton të verdhë.

Pikërisht ky karton bën që Gjimshiti të mungojë në duelin e radhës me Letoninë, e planifikuar për pas 3 ditësh në transfertë.

Pritet me interes për të mësuar se kujt do t’ia besojë vendin e titullarit në Kombëtaren kuqezi trajneri Sylvinho në takimin pasues, pasi pesha e kapitenit tonë nuk është e pakët.