Dro*a e kapur në Kapshticë/ Arrestohet drejtuesi i mjetit, në pranga edhe 4 punonjës policie
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Qershor 2025, 11:49
KAPSHTICË- Pesë persona u arrestuan në kuadër të operacionit të zhvilluar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) në pikën kufitare të Kapshticës një ditë më parë.
Mes të arrestuarve katër pre tyre janë punonjës policie.
Gjithashtu nga operacioni u sekuestruan gjashtë kilogramëve heroinë.
Sipas informacioneve gjatë kontrolleve të djeshme, u arrestua drejtuesi i mjetit ku u zbulua lënda narkotike, ndërsa katër punonjës policie të kufirit, mes tyre një përgjegjës turni, u vunë në pranga për shpërdorim detyre.
Droga është gjetur brenda një automjeti duke dalë në kufi.
Gjithashtu çështja mësohet se ka qenë nën hetim prej rreth 2-3 vitesh, pasi dyshohej për disa persona të lidhur me transportimin e lëndëve narkotike.
