PAMJE+EMRAT/ Konflikti mes komshinjve në Tiranë degradon në të shtëna me ar*ë, plago*et 31-vjeçari, autori në kërkim

Të shtëna me armë zjarri janë shënuar rreth një orë më parë në zonën e Alliasit në kryeqytet.

Gjatë një konflikti për motive te dobëta, një 38-vjeçar Korado Teodori ka qëlluar me armë zjarri komshiun e tij, 31-vjeç Sandrino Baci.

Ky i fundit është plagosur në këmbë dhe aktualisht ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.

 Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarje dhe po kryejnë kontrolle në zonë për kapjen e autorit. 

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 07:50, në Allias, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta shtetasi K. T., rreth 38 vjeç, ka plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasin S. B., rreth 31 vjeç(komshi me njëri-tjetrin).

Aktualisht 31-vjeçari ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjeherë në vendngjarje dhe vijojnë kontrollin e zonës për kapjen e autorit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.