Gjendet pa shenja jete një person i pastrehë në Tiranë, banorët e zonës njoftojnë policinë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Qershor 2025, 14:32
Një person është gjetur i pajetë ditën e sotme në një shkurre në rrugën “Njazi Meka” në Tiranë.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se viktima është një person i pastreh dhe se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.
Gjithashtu mësohet se banorët e zonës kanë njoftuar policinë, e cila ka shkuar në vendngjarje.
