Merr flakë makina në bypass-in e Vlorës, dyshohet se...
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Qershor 2025, 18:57
Një automjet është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në bypass-in e Vlorës.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur gjatë lëvizjes së mjetit, ndërsa makina është djegur në pjesën e përparme.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse që kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit. Nërkohë shkaqet e ngjarjes mbeten ende të paqarta.
