VIDEO/ Asllani: Luajtëm shumë bukur, por nuk bëmë gola. Ishalla herën tjetër shënojmë

Kombëtarja shqiptare e futbollit dhe Serbia barazuan sonte 0-0 në “Arenën Kombëtare” të Tiranës, sfidë kjo e vlefshme për Grupin K kualifikues të Kupës së Botës 2026.

Mesfushori i Kombëtares Kristian Asllani për mediat deklaroi se: “Luajtëm shumë bukur, por nuk bëmë gola. Ishalla herën tjetër shënojmë”.

Kjo ishte ndeshja e tretë për Kombëtaren në Grupin K, me kuqezinjtë që pas humbjes me Anglinë dhe fitores me Andorrën mbajnë vendin e dytë me 4 pikë.

Nga ana tjetër Serbia ka qenë e impenjuar në Ligën e Kombeve dhe sfida e sotme ishte debutuese për ta në këtë grup.

VIDEO/ Asllani: Luajtëm shumë bukur, por nuk bëmë gola.

Grupi K kryesohet nga Anglia me 9 pikë pas 3 fitoreve, ndërsa Letonia është e treta me 3 pikë.