VIDEO/ SHUMË ZHURMË PËR ASGJË! Shqipëria nuk ia del në “Air Albania”, Serbia merr një pikë “të artë”
Pa gola u mbyll super sfida Shqipëri-Serbi në “Arenën Kombëtare”, në atë që cilësohej ndeshja më e rëndësishme e kësaj fushate kualifikuese të Botërorit 2026.
Sfida e cila kishte shumë tension nga ana e tifozëve dhe të vetë historisë, nisi me ritëm të lartë nga të dyja skuadrat, por kuqezinjtë ishin më agresivë, duke tentuar disa herë drejt portës me Mitajn dhe Laçin.
Gjithsesi, shansi më i artë ishte në fndin e pjesës së parë, me Hysajn që fitoi një 11-metërsh, por Rey Manaj u ndal nga Petrovic.
Pjesa e dytë, ishte gjithashtu me ritëm të lartë, me Brojën dhe Uzunin që u shkëputën disa herë në krahun e djathtë, ndërsa Bajrami gjithashtu kishte një shans të artë për të ndëshkuar serbët në minutën e 72’, por tentativa e tij u ndal nga Petrovic.
Ndeshja kishte rëndësi të veçantë për ecurinë në grup, por përveç kësaj, është pritur me interes të madh edhe për tifozët kuqezi.
Por përtej euforisë në shkallët e stadiumit, serbët duket se janë më të favorizuar nga ky rezultat.
NDESHJA
Takimi nisi me vërshëllima shurdhuese në “Air Albania” teksa në fushë ishte duke u ekzekutuar himni i Serbisë.
Në një moment kapiteni i Serbisë, Aleksandër Mitroviç, prek veshin, si pasojë e zhurmës së madhe që tifozët shqiptarë shkaktuan gjatë ekzekutimit të himnit serb.
Ndërkohë sa i përket lojës Serbia e nisi më mirë duke mbajtur topin, ndërsa Shqipëria do të fitonte terren nga minuta në minutë.
FORMACIONET
Si Sylvinho, ashtu edhe Stojkoviç kanë vendosur për titullarët, teksa nga minuta e parë luajnë më të mirët.
SHQIPËRIA: Strakosha; Hysaj, Ajeti, Gjimshiti, Mitaj; Shehu, Asllani, Laçi; Hoxha, Broja, Manaj.
SERBIA: Petroviç, Pavloviç, Milenkoviç, Erakoviç, Lukiç, Maksimoviç, Zivkoviç, Terziç, Samardziç, Mitroviç, Vlahoviç.
MINUTË PAS MINUTE:
90+7′ Mbyllet sfida në një barazim pa gola!
90′ Akordohen 6 minuta shtesë.
87′ Largohen Maksimovic dhe Zivkovic, në vendet e tyre futen Nedeljkovic dhe Gudelj.
85′ Zëvendësim te Shqipëria. Largohet Shehu dhe në vendin e tij futet Ramadani.
80′ S. Mitrovic shkakton një ndërhyrje të gabuar ndaj Hysajt dhe ndëshkohet me karton të verdhë.
76′ Largohet Mitrovic dhe në vendin e tij futet Jovic.
75′ Zëvendësim te Shqipëria. Largohet Broja dhe në vendin e tij futet Uzuni.
72′ Daku jep një top mjaft të bukur te Bajrami, por tentativa e këtij të fundit ishte mjaft e lehtë për t’u kontrolluar nga Petrovic.
69′ Largohen nga fusha Samardzic dhe Terzic, në vendet e tyre futen Maksimovic dhe Stefan Mitrovic.
63′ Dy zëvendësime te Shqipëria. Largohen Manaj dhe Hoxha, në vendet e tyre futen Daku e Bajrami.
57′ Samardzic provon me një gjuajtje në hyrje të zonës, por topi shkon jashtë.
53′ Mitrovic godet me kokë, por Strakosha realizon një superpritje.
49′ Broja shkëputet sërish në zonë dhe hedh një top mjaft të bukur në zonë, por askush nuk ishte aty për të goditur.
46′ Nis pjesa e dytë!
45+2′ Mbyllet pjesa e parë!
45+1′ Manaj gabon nga pika e bardhë.
45′ Akordohet 1 minutë shtesë.
45′ Penallti për Shqipërinë.
43′ Asllani hedh një krosim në zonë, por goditja e Ajetit shkon larg kuadratit.
35′ Harkim i bukur nga Hoxha, me Manajn që godet me kokë, por topi shkon jashtë kuadratit.
34′ Qazim Laçi lëviz bukur në krah dhe tenton të surprizojë me një gjuajtje nga distanca, por topi shkon në duart e Petrovic.
30- Broja merr krahun, depërton me shpejtësi por pengohet nga kundërshtari.
24- Asllani nga goditja e dënimit, fut topin në zonë. E vëmendshme prapavija serbe.
21- Rast i shpërdoruar i Vlahovic.
19′ Gjimshiti shkakton një ndërhyrje të gabuar dhe ndëshkohet me karton të verdhë.
17′ Pavlovic shkakton një ndërhyrje të gabuar për të ndalur Brojën dhe ndëshkohet me karton të verdhë.
11- Tenton Mitaj, por qëndrore. Elektrizohet stadiumi.
8- Ndërpritet për pak ndeshja, tifozët hedhin gota në fushë. Rinis sfida.
5- Provon Zivkovic, pret Strakosha.
3- Ritëm i kënaqshëm, ekipet tregojnë dëshirë madhe.
1-Nis ndeshja.

