VIDEO/ Shqipëri-Serbi, Hysaj pengohet në zonë, por Manaj thyen zemrat e kuqezinjve nga pika e bardhë në të '45-n
Shqipëria po përballet këtë të shtunë me Serbinë, në një ndeshje ku kuqezinjtë do të kërkojnë me çdo kusht triumfin.
Ndeshja ka rëndësi të veçantë për ecurinë në grup, por përveç kësaj, është pritur me interes të madh edhe për tifozët kuqezi.
Por përtej euforisë në shkallët e stadiumit, janë shqiptarët me Hysajn që në minutën e 45 fitojnë penallti dhe Rei Manaj dështon ta shndërrojë gol në minutën e fundit të pjesë së parë.
NDESHJA
Takimi nisi me vërshëllima shurdhuese në “Air Albania” teksa në fushë ishte duke u ekzekutuar himni i Serbisë.
Në një moment kapiteni i Serbisë, Aleksandër Mitroviç, prek veshin, si pasojë e zhurmës së madhe që tifozët shqiptarë shkaktuan gjatë ekzekutimit të himnit serb.
FORMACIONET
Si Sylvinho, ashtu edhe Stojkoviç kanë vendosur për titullarët, teksa nga minuta e parë luajnë më të mirët.
SHQIPËRIA: Strakosha; Hysaj, Ajeti, Gjimshiti, Mitaj; Shehu, Asllani, Laçi; Hoxha, Broja, Manaj.
SERBIA: Petroviç, Pavloviç, Milenkoviç, Erakoviç, Lukiç, Maksimoviç, Zivkoviç, Terziç, Samardziç, Mitroviç, Vlahoviç.
Minutë pas minute:
45- Mbyllet fraksioni.
44- Hysaj fiton penallti. Gabon Manaj, e pabesueshme.
30- Broja merr krahun, depërton me shpejtësi por pengohet nga kundërshtari.
24- Asllani nga goditja e dënimit, fut topin në zonë. E vëmendshme prapavija serbe.
30- Broja merr krahun, depërton me shpejtësi por pengohet nga kundërshtari.
24- Asllani nga goditja e dënimit, fut topin në zonë. E vëmendshme prapavija serbe.
21- Rast i shpërdoruar i Vlahovic.
11- Tenton Mitaj, por qëndrore. Elektrizohet stadiumi.
8- Ndërpritet për pak ndeshja, tifozët hedhin gota në fushë. Rinis sfida.
5- Provon Zivkovic, pret Strakosha.
3- Ritëm i kënaqshëm, ekipet tregojnë dëshirë madhe.
