VIDEO/ Kombëtarja mbyll përgatitjet për ndeshjen me Serbinë, ja si paraqitet gjendja e kuqezinjve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Qershor 2025, 22:15
Kombëtarja shqiptare ka mbyllur përgatitjet e fundit para ndeshjes me Serbinë, në stadiumin “Air Albania” .
Ekipi i drejtuar nga trajneri Silvinjo zhvilloi një seancë stërvitore të fokusuar te goditjet standarde dhe aspekte të tjera teknike të lojës.
Grupi u stërvit i plotë dhe të gjithë lojtarët janë në gjendje optimale për ndeshjen e nesërme.
Ndeshja e nesërme do të luhet në stadiumin “Air Albania” , në orën 20:45.
