“PD E DO SHQIPËRINË NË BE!” Berisha: Në Bruksel nuk kërkuam pezullim, por kushtëzim të integrimit! Ja pse Rama shkarkoi kreun e Gardës

Sali Berisha mohon akuzat se po lobon kundër integrimit të Shqipërisë në BE. Ai thotë se ka kërkuar vetëm kushtëzim dhe jo pezullim të procesit.  Berisha komentoi edhe dorëheqjen e kreut të Gardës, duke e lidhur me presion politik.

Akuzave të shumta të socialistëve se po lobon në Parlamentin Europian kundër integrimit të vendit, Sali Berisha iu përgjigj me përgënjeshtrime!

Në PE ai tha se nuk ka përkuar pezullim të integrimit por kushtëzim të tij!

Kryedemokrati tha se për PD-në rruga e vetme e Shqipërisë është integrimi në Union, madhe përtej kritikave ai njohu edhe meritat e vendit,

Duke komentuar dorëheqjen e kreut të Gardës së REPUBLIKËS Emal Onuzi pak muaj pas zgjedhjes së tij në këtë post, Sali Berisha tha se ai është shkarkuar nga Edi Rama!

Madje ikjen e kreut të Gardës së Republikës e ligji edhe me një vetëvrasje një ditë më vonë të një efektivi të gardës i cili u gjet sipas njoftimit të policisë i vetëvrarë në makinën e tij!

KONFERENCA  EPLOTE E KRYEDEMOKRATIT SALI BERISHA