Barcelona dhe Lenglet, afër "divorcit"…

SPANJE - Një nga marrëveshjet për të cilat Barcelona ka punuar ditët e fundit është ndërprerja e kontratës së Clement Lenglet.

Qendërmbrojtësi nuk është më në planet e Flick. Kjo nuk është e re, pasi e njëjta gjë ndodhi edhe në sezonet e mëparshme, me lojtarin që u huazua te Tottenham, Aston Villa dhe Atlético Madrid.

Tani, klubi madrilen i Simeones dëshiron ta mbajë atë.

Nuk do të paguajë asnjë tarifë transferimi dhe synojnë që mbrojtësi të vijë si transferim i lirë.

Dhe kjo është ajo mbi të cilën po punon Lenglet.

Ai ka qenë duke negociuar me Decon ditët e fundit dhe të dy palët tani janë më afër. Nuk ka asnjë marrëveshje, por është bërë shumë përparim. 

Plani është që marrëveshja të mbyllet javën tjetër.

Përpara se Atlético të udhëtojë për në Shtetet e Bashkuara për Kupën e Botës për Klube, ose para se të luajë ndeshjen e tyre të parë, e cila do të jetë të dielën e ardhshme kundër PSG-së.

Këto negociata nuk po dalin të lehta. Lenglet ka edhe dy vjet të mbetura në kontratën e tij.

Përpara se të largohej në huazim te Atlético Madridi verën e kaluar, ai e zgjati kontratën edhe për një vit tjetër, duke e ndarë pagën e tij gjatë këtyre dy sezoneve. 

Ai fitonte 16 milionë për një sezon, por kjo shumë tani është përgjysmuar çdo vit. Një pagë që Atlético Madrid nuk është i gatshëm ta pranojë.

Prandaj, lojtari do të heqë dorë nga një pjesë e pagës së tij, por edhe Barcelona do të duhet të paguajë një pjesë të saj.

Edhe pse kjo nuk e kënaq Decon, kursimi i një pjese të konsiderueshme të pagës së tij është thelbësor për të ruajtur lojën e ndershme dhe për të qenë në gjendje të nënshkruajë lojtarë si Joan García, klauzola e lirimit prej 25 milionësh e të cilit do të paguhet javën tjetër.