VIDEO/ Sfida me Shqipërinë, skuadra serbe kryen seancën e fundit stërvitore në “Arenën Kombëtare”
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Qershor 2025, 18:35
Shqipëria dhe Serbia përballen me njëra-tjetrën për sfidën e vlefshme në Kualifikueset e Botërorit “SHBA-Kanada-Meksikë 2026”, në Grupin K.
Kuqezinjtë do të futen në fushë për tre pikët, për të mbajtur gjallë ëndrrën e një kualifikimi të mundshëm në një Kampionat Botëror.
Nga ana tjetër, ekipi serb luan ndeshjen e parë në këto kualifikuese.
Ata kanë kryer dhe seancën e fundit stërvitore, me trajnerin Stojkoviç, që u shpreh në konferencën për shtyp se pas kësaj do të vendoste dhe formacionin startues për mbrëmjen e nesërme.
