Gazetari serb e provokoi për bashkëshorten serbe, Gjimshiti: Nuk kam ardhur këtu që të përgjigjem për jetën private
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Qershor 2025, 20:43
Berat Gjimshiti, foli në komferencë për shtyp, në prag të Shqipëri-Serbi. Një gazetar serb provokoi dhe i drejtoi atij një pyetje për bashkëshorten, e cila është me origjinë serbe. Gjimshiti nuk pranoi të komentojë mbi jetën e tij private.
Ai theksoi se ishte aty për të folur për futbollin dhe jo për çështje personale. Reagimi i tij ishte i qetë, por i prerë.
“Bashkëshortja nga Serbia? Nuk kam ardhur këtu që të përgjigjem për jetën private. Jam për futboll dhe këto çështje janë të futbollit, jo personale të Gjimshitit. Kështu e lëmë me futboll”, tha ai.