Kosova fiton me rikthim spektakolar, mposht Armeninë në miqësore
Kombëtarja e Kosovës ka arritur të marrë një fitore me përmbysje ndaj Armenisë në miqësore.
“Dardanët” e nisën keq ndeshjen, duke pësuar që në minutën e tetë.
Në minutën e 23-të, ishte Lumbardh Dellova që shënoi një supergol, për rezultatin 1-1.
Gjashtë minuta më vonë, Armenia kaloi përsëri në epërsi, pas një eurogoli tjetër nga gjuajtja e lirë.
Kështu edhe përfundoi pjesa e parë e ndeshjes.
E dyta ishte e tëra e Kosovës, e cila shënoi edhe tre gola të tjerë, për rezultatin përfundimtar 5-2.
Fillimisht shënoi Mërgim Vojvoda nga penalltia, teksa Lindon Emërllahu shënoi për 3-2, pas një goditje të bukur.
Për rezultatin final të takimit u përkujdes Albion Rrahmani, i cili shënoi për 4-2 dhe 5-2 në minutat e fundit të ndeshjes.
Ndeshjen e radhës, Kosova e luan më 9 qershor ndaj Komoreve, përsëri në “Fadil Vokrri”.
