Sfida me Shqipërinë/ Trajneri i Serbisë, Stojkoviç vlerëson kuqezinjtë: Ekip i fortë, nuk duhet të bëjmë gabime

Vetëm një ditë na ndan nga ndeshja mes Shqipërisë dhe Serbisë, e cila do të luhet të shtunën, më 7 qershor në orën 20:45 në stadiumin “Air Albania”.

Një sfidë e fortë, e cila zhvillohet për kualifikueset e Kampionatit Botëror 2026.

Shqipëria dhe Serbia “takohen” në fushën e blertë pas 11 vitesh.

Pas mbërritjes së kombëtares serbe në Tiranë, trajneri i ekipit doli në një konferencë për shtyp.

Dragan Stojkoviç tha se Shqipëria është një ekip i mirë me lojtarë të fortë dhe të kualifikuar.

“Shqipëria është një ekip i mirë dhe këtë e kanë treguar.

Ka shumë lojtarë të mirë me kualitet dhe të talentuar dhe ka një trajner të mirë si Sylvinho.

Duhet të jemi të kujdesshëm dhe të kemi konceptimin e duhur.

Nuk duhet të bëjmë gabime”, tha trajneri i kombëtares serbe, Dragan Stojkoviç.