Lautaro Martinez i kërkon falje tifozëve: Më falni që nuk ju a realizuam dot ëndrrën!
Interi ka luajtur në dy finale të Ligës së Kampionëve në tre vitet e fundit dhe i ka humbur të dyja. Në të parën luajtën shumë mirë, por humbën 1-0 ndaj Cityt dhe në të dytën iu dorëzuan tekave të Parisit dhe humbën 5-0 duke u dorëzuar. Lautaro Martinez, kapiteni argjentinas i Interit, pesë ditë pas finales kundër Parisit, u kërkoi falje publikisht tifozëve të ekipit të tij dhe kërkoi falje që nuk e bëri ëndrrën realitet nëpërmjet një postimi në rrjetet e tij sociale.
Postimi i Lautaro Martinez:
"Përshëndetje të dashur tifozë, po ju shkruaj këtë mesazh pas disa ditësh sepse trishtimi, zhgënjimi dhe hidhërimi pas ndeshjes të së shtunës ishin dhe do të vazhdojnë të jetë aty. Ju kërkoj falje të gjithëve që nuk munda t'ju jepja atë që ishte ëndrra e të gjithëve ne. Dua të falënderoj të gjithë tifozët e Interit që ishin në Mynih, në San Siro dhe në mbarë botën. Ju jeni gjithmonë unikë.
Në futboll, trofetë kanë rëndësi, kjo është e pamohueshme! Por unë gjithashtu besoj se rikthimi i ekipit tonë në finalen e Ligës së Kampionëve me kaq shumë sakrifica për dy herë në tre vitet e fundit do të thotë shumë. Ne luftuam për të rijetuar ato ndjenja, për të fituar tituj dhe për të përjetuar netë të paharrueshme si ajo e 22 prillit."
"Që nga dita e parë që mbërrita në Milano, unë dhe të gjithë shokët e mi të ekipit punuam që Interi të gjente vendin e tij në histori, të kthehej aty ku meriton të jetë. Sot më shumë se kurrë, jam krenar që vesh këtë fanellë dhe jam kapiteni i kësaj skuadre, i këtij grupi.
Me ju deri në fund."
View this post on Instagram
