VIDEO/ Spektakël në Mynih, Portugalia përmbys Gjermaninë, Cristiano Ronaldo dërgon luzitanët në finalen e Nations League

Portugalia sërish në finalen e Ligës së Kombeve, pas asaj në vitin 2019, kur triumfoi ndaj Holandës.

Luzitanët mposhtën me përmbysje 1-2 Gjermaninë në Mynih në një sfidë tepër emocionuese, ku vendosi goli i Cristiano Ronaldos.

NDESHJA

VIDEO/ Spektakël në Mynih, Portugalia përmbys Gjermaninë,

Pjesa e parë, nuk prodhoi gol, duke u mbyllur me shifrat e bardha, ndërkohë që në fragmentin e dytë të lojës, ishin “panzerat” që shënuan të parët me Wirtz.

Por, Portugalia ka përmbysur shifrat ndaj Gjermanisë duke kryesuar 2-1 gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve.

Pas golit të Wirtz në minutën e 48-të, luzitanët janë përgjigjur shumë shpejt duke shënuar dy gola të shpejtë.

Fillimisht realizoi i sapofuturi në lojë Francisco Conceicao në minutën e 63-të.

Vetëm 5 minuta më pas, Cristiano Ronaldo përmbysi shifrat falë një aksioni model të portugezëve, për të siguruar “biletën” për në finalen e madhe të Ligës së Kombeve, që do të zhvillohet po në Mynih.