E moshuara harron sobën ndezur, shkrumbohet nga flakët një banesë në Vlorë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Qershor 2025, 19:42
VLORA- Një shtëpi është përfshirë nga flakët dhe është shkrumbuar e në orët e pasdites në lagjen “1 Maji” të Vlorës.
Sipas informacioneve, nga hetimet paraprake rezulton se vatra e zjarrit ka ardhur nga soba e lënë ndezur nga kryefamiljarja e moshuar.
Kjo e fundit kishte lënë sobën ndezur, që më pas ka sjellë përhapjen e zjarrit dhe dëme të shumta materiaale.
Forcat e zjarrfikëses kanë shuar flakët, por pa shmangur dot dëmet.
Nga ana tjetër bëhet me dije se për fat të mirë nuk ka pasur persona të lënduar.
