U largua nga banesa, zhduket i moshuari në Korçë

Një i moshuar ka humbur në Korçë.

Policia bën me dije se gruaja e 75-vjeçari ka denoncuar se i moshuari është larguar nga banesë që më 2 qershor dhe nuk është kthyer.

Gjithashtu në njoftim theksohet se po punohet për gjetjen e tij.

Në Komisariatin e Policisë Korçë ka kallëzuar shtetasja Zh. F., 71 vjeçe, banuese në Korçë, se më datë 02.06.2025, është larguar nga banesa, bashkëshorti i saj, shtetasi I. F., 75 vjeç. Po punohet për gjetjen e tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme”, njofon policia.