FOTO/ Dh*noi të birin dhe u kap me sende të paligjshme në banesë, arrestohet 70-vjeçari

Një 70-vjeçar është arrestuar nga Policia e Divjakës, pasi pas një denoncimi për dhunë në familje, në banesën e tij u zbulua një sasi e konsiderueshme armësh dhe municionesh të paligjshme.

Ngjarja u regjistrua në fshatin Ferras, ku një 33-vjeçar denoncoi se ishte dhunuar nga babai i tij. Menjëherë pas denoncimit, shërbimet e Policisë ndërhynë dhe arrestuan në flagrancë autorin, shtetasin M. M., 70 vjeç.

Gjatë kontrollit në banesën e tij, Policia gjeti dhe sekuestroi një granatë, 119 kapsolla detonatore, 138 fishekë dhe 9 karikatorë, të cilat i posedonte pa leje.

Njoftimi: 

Divjakë

Arrestohet 1 shtetas që mbante në banesë granatë, 119 kapsolla detonatore, 138 fishekë dhe 9 karikatorë.

Ky shtetas gjithashtu dhunoi për motive të dobëta, djalin e tij.

Menjëherë pas denoncimit të një 33-vjeçari, se ishte dhunuar në banesë në fshatin Ferras, nga babai i tij, shërbimet e Komisariatit të Policisë Divjakë organizuan punën dhe shkuan në vendngjarje, me qëllim kapjen dhe nxjerrjen para përgjegjësisë penale, të autorit.

Si rezultat, u arrestua shtetasi M. M., 70 vjeç.

Në vijim të veprimeve policore, u krye kontroll në banesën e këtij shtetasi, ku u gjetën granatë, 119 kapsolla detonatore, 138 fishekë dhe 9 karikatorë, të cilat ai i posedonte pa leje.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.