Pl*goset gjatë punës 51-vjeçari në uzinën e ferrokromit në Bradashesh
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Qershor 2025, 13:33
Një 51-vjeçar është plagosur gjatë punës në uzinën e ferrokromit në fshatin Bradashesh të Elbasanit.
Ende nuk dihen rrethanat sesi është plagosur, ndërsa 51-vjeçari është dërguar për mjekim në spital dhe është në kujdesin e mjekëve.
“Në fshatin Bradashesh, dyshohet se gjatë punës në uzinën e ferrokromit, është dëmtuar shtetasi R. M., 51 vjeç, i cili është dërguar për mjekim në spital dhe është në kujdesin e mjekëve”-njofton policia.
