“KISHA FRIKË” - Artan Tafani: Ja si e realizuam me Ligor Romaçkan vr*sjen e Çajup Selimit në Tepelenë. Laerti iku në Tiranë bashkë me ...

Për herë të parë në procesit gjyqësor ndaj grupit të Laert Haxhisë ka dëshmuar bashkëpunëtori i drejtësisë, Artan Tafani, i përfshirë në disa krime në Lushnje dhe më gjerë.

Dosja është ndarë ku vetëm 8 persona po gjykohen në këtë proces.

Artan Tafani: "Laerti më tha kush ta ka vra babain, mos e vrit mendjen do të marr hak, do të të bëj me lek dhe ma bënte qefin. Pas këtij takimi, komunikim kisha vetëm me Lulzim Arapin.

Kemi diskutuar me vendos një tritol në Lushnjë. Ishin ngatërruar me grupin Laertit për çështje malli, je dakort ta vendosësh ti i thashë? Në rregull jam.

I them ku do ta vendosim, “te dera” - më thonë. Këtë tritolin nuk më tha gjë për lekë. Nisem unë ku e kisha lënë makinën në hyrje të Elbasanit, kishte marrë një makinë me qira dhe shkoj në Lushnjë.

Vjehrra ime kishte një shtëpi afër asaj që do i vendosja tritol. Ashtu veprova, shkova vendosa tritolin dhe ika.

Tritolin e kisha unë, 100 gram e kisha marrë te një çun. Ai quhet Sajmir Krasniqi nga Lushnja. E kam njohur përmes kunatit. Unë vendosa lëndën, e ndeza dhe ika dhe shpërthimi u dëgjua.

Laerti me pajisi me chat email dhe komunikoja me të, ishte me kod me 6 shifra ishte 600 euro në muaj.

Pas ngjarjes jemi takuar me Laertin në Korçë. Shkoj në një lokal, kishin marrë nja dy muzikantë. Ishim Ligori, Beldari, unë dhe Laerti. Laerti më thotë hajde dalim pak jashtë 100 m më larg.

Më thotë do bëjmë një punë, dhe i them kam bërë vjedhje me dhunë, do të të bëj. I them unë se s’ma merr mendja që më do për të bërë vrasje.

Ikën të gjithë, unë, Ligori dhe Laerti dalim dhe futemi në dhomë me gjumë. Më thotë që ka një njeriu jonë me ba një vrasje në Tepelenë, për Çajup Selimin quhet. Do ta bësh ti, më thonë mua.

Më tha Ligori do më kesh mua nga mbrapa dhe unë u preva s’e nuk dija ç’të bëja. I thashë ju e dini. Unë isha në presion dhe terror se kisha frikë.

Çohemi dhe zbresim, iki për Lushnjë unë, dhe më thotë do marrësh 50 mijë euro, ku 25 mijë euro do i merrja unë. Iki unë në Vlorë me të shtëpisë, kisha akoma 1 mijë euro që më thanë mua atëherë. Shkoj direkt për Lushnje, e takoj te rrethi takoj Lulzimin.

Kur ishim në Sarandë me Laertin, Ligori dhe unë bashkë me dy goca që ishin shoqet e Laertit. Me makinën e këtyre gocave ikim në Tepelenë, për ta njohur si person, pasi nuk kishim as foto, asgjë.

Ligori ishte në timon, viktima kishte një dyqan në Tepelenë dhe qëlloi që ishte aty në dyqan jashtë. E pashë, më tregoi rrugën se mund të iki në këmbë më tregoi edhe shtëpinë e viktimës dhe u kthyem dhe ikëm prapë në Sarandë.

Mbas ca ditësh takohemi me një person shok i Laertit. Marjus Diamanti, u vra në Athinë, ka qenë me shokun e Laertit. Për vrasjen ishte i interesuar, i mësova më vonë pse duhej të bëhej vrasja.

Laertin e kishte emrin në Chatmail “Alufi”, ndërsa Lulzimin e  thirrnin “Xhejms”. U ulëm në Ksamil, hamë bukë. Atë natë mbaroj darkën aty dhe shkojmë në një hotel tjetër.

Ditën tjetër erdhi Ligori me “BMW” pas dreke. Ligori më dha armën dhe kishte 3 fishekë. Me dha një brez, më tha mbaje armën këtu.

Para se të niseshim në Tepelenë shkoj hamë bukë në një lokal. Unë, Laerti, Ligori, Erisiano ishim aty. U nisem për Tepelenë për vrajsen. Ishte pasdite si në të errësuar. Unë futem në një ferrë me Ligorin dhe Erisiano dhe Laerti ikën në Tiranë.

Unë me Ligorin futemi afër pallatit dhe ndahemi, Ligori shkon për në qendër, unë poshtë pallatit për ta vrarë. Ligori komunikonte me mua me Signal dhe më tregonte mua nëse do nisej viktima. Në një moment ai ka mbyll dyqanin dhe iku ai.

Kur më tha Ligori që dyqani është mbyllur ishte ora diku 8. Infot i kisha se ai vinte ose në këmbë, ose makinë.

Dëgjoj një makinë që afrohet, dëgjoj një derë dhe dola për te hyrja. Viktima po vinte drejt hyrjes, u ndesha ballazi me të, kisha maskë covidi dhe kapele.

Duke u afruar u fut në shtëpi në hyrje të pallatit. Unë i vajta nga mbrapa. Hipi në katin 2 dhe aty e qëllova nga mbrapa 3 herë, një herë në shpatull dhe dy herë s’e mora vesh. Ika me vrap sipas rrugës që kisha bërë.

Kam ik me shumë vrap, rrëshkita, rashë në disa ferra. Armën e kisha me vete, “Zaztava” me selenciator.