Marrëdhënia e re Shqipëri-Greqi/ Guri: Duhet që midis dy vendeve të ngrihen mekanizma të reja sigurie
Në një lidhje të drejtpërdrejtë për "Ora News", eksperti i çështjeve të emigracionit, Etmond Guri, komentoi vizitën zyrtare të nivelit të lartë midis Shqipërisë dhe Greqisë, duke e cilësuar një hap pozitiv pas një periudhe të gjatë marrëdhëniesh të ftohta mes dy vendeve.
"Takimi është pritur pozitivisht. Sigurisht, ka ngjallur interes të madh si në media dhe në opinion pak me tepër përveç faktit se Shqipëria dhe Greqia janë dy vende që dhe pse mund të jenë dimensionalisht të kundërta janë shumë të afërta me njëra tjetrën, kanë shumë të përbashkëta dhe shumë herë politikisht prodhojnë lajm, prodhojnë votë, prodhojnë dinamikë.
Për këtë aspekt kishte interes më të madh vizita zyrtare, e para e këtij niveli, nga një zyrtar i lartë shqiptar, zhvilluar në Athinë, pas një periudhe shumë të gjatë të ftohtë, thuajse me raport diplomatike të ngrira midis dy vendeve.
Duhet që midis dy vendeve të ngrihen mekanizma të reja sigurie", u shpreh Guri.
