Nesër përpjekja e 26-të për konstituimin e Kuvendit/ Dili: Nuk do të kemi asgjë të re. Është bërë t*rror për qytetarët

Teksa Kosova po mbush plot dy nga nisja e krizës politike, duket se partitë politike janë ende larg një konsensusi për atë që do të jetë dhe kreu i Kuvendit të ri të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit.

Për të kuptuar më shumë mbi zhvillimet politike në Prishtinë, në hapësirën "Për Shqiptarët" në "Ora News", analisti politik Visar Dili komentoi ngërçin institucional në Kosovë, duke e quajtur situatën një terror politik ndaj qytetarëve pas 26 seancash të dështuara në Kuvend.

"Më datën 15 qershor do të bëhet fiks 2 muaj nga fillimi i seancës konstituive për kryekuventaren në këtë rast, zonjën Albuela Haxhiu, e cila vjen nga partia fituese si emër ose të themi kështu si kandidaturë e vetme sa i përket kandidates potenciale të kuvendit.

Sinqerisht nesër vjen seanca e 26. Shihet qartë, që nuk do të kemi asgjë të re, do të vazhdojmë me rutinën e njëjtë.

Është bërë terror për qytetarët e republikës së Kosovës. 26 seanca të njëpasnjëshme të dështuara duke marr parasysh inatet, egot politike të partive, qofshin ato opozitare apo të pushtetit, janë duke e vështirësuar jetën publike në Kosovë", u shpreh Dili.