Serbi, gazetarja Beluli: Lëvizja studentore është kthyer në një valë kombëtare pakënaqësie nga Vuçiçit

Përmes një interviste në Ora News, Ardita Behluli, gazetare në Serbi tha se Në rrugët e Serbisë janë protestat e lëvizjeve studentore dhe qytetarëve që kanë pakënaqësi ndaj Vuçiç.

Behluli: Në rrugët e Serbisë janë protestat e lëvizjeve studentore dhe qytetarëve që kanë pakënaqësi ndaj Vuçiç. Kjo lëvizje është shndërruar në një valë pakënaqësie në gjithë Serbinë. Studentët kanë lëshuar kërkesat e tyre konkrete duke filluar qysh nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe ndëshkimin e dhunës që është bërë në protesta, si dhe rritja e financimit për arsimin publik. Studentët janë më të përgatitur se herët e tjera. Kjo është një nga lëvizjet më të mëdha studentore pas vitit ’90, duke krijuar një presion publik në Serbi ndaj qeverisë.