Kosova në "Defender Europe 25", Islami: Jemi krah për krah me vendet e NATO-s, ofrojmë siguri
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Qershor 2025, 18:31
Përmes një interviste në Ora News, Avni Islami, profesor i shkencave të Sigurisë tha se Kosova është një vend që merr pjesë për herë të tretë në Defender 2025 duke qenë pranë NATO-s.
Islami: Defender 2025 është një ushtrim ku marrin pjesë rreth 29 shtete me rreth 25 mijë trupe që është një ndër ushtrimet më të mëdha në Ballkanin Perëndimor. Dhe në mesin e këtyre vendeve janë edhe vende të Ballkanit. Kur kemi një luftë në Ukrainë me Rusinë kjo tregon sa NATO i tregon rendësi Ballkanit dhe kjo është me rëndësi shumë për Kosovën, sepse merr pjese për herë të tretë. Kjo do të thotë se Kosova është në krah me vendet e NATO-s duke prodhuar siguri.