Arrestohen dy shqiptarë në Greqi, policia gjeti në banesën e tyre lëndë narkotike
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Qershor 2025, 10:56
Dy shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë greke pasi akuzohen për shitje të lëndëve narkotike.
Mediat greke bëjnë me dije se në pranga kanë rënë dy të rinj të moshës 19 dhe 20 vjeç.
Gjatë kontrollit në banesën e tyre në Mudania në Chalkidiki, policia gjeti dhe sekuestroi sasi të lëndës narkotike kanabis në total pesë pako, një peshore elektronik, 2 telefona celularë dhe 240 euro.
