FOTO-LAJMI/ Gjendet në Laprakë ARMA ATIPIKE që u përdor në "Ali Dem" ndaj 15-vjeçarit

Policia ka arrestuar sot autorin e plagosjes së kamarierit 15-vjeçar në një piceri në rrugën Ali Demi në Tiranë.

Dy ditë pas ngjarjes blutë blutë kanë bërë të mundur prangosjen e 21-vjeçarit Aldo Neziri.

Ndërsa në mbrëmje, Policia e Tiranës njofton se:

"Në vijim të veprimeve hetimore të kryera me qëllimin dokumentimin e plotë të ngjarjes së ndodhur me datë 01.06.2025, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në rrugën “Riza Çuka” Laprakë, kanë gjetur dhe sekuestruar armën atipike me të cilën shtetasi A. N, 21 vjeç, dyshohet se plagosi 15-vjeçarin".

21-vjeçari Aldo Neziri akuzohet për plagosje të rëndë me dashje si dhe për armëmbajtje pa leje.

Ndërkohë, i mituri që mbeti i plagosur vijon të marrë trajtim mjekësor në spitalin e Traumës, edhe pse ndodhet jashtë rrezikut për jetën.