Maturantët nën stres/ Psikologu Altin Nika: Prindërit shpesh pa vetëdije e rëndojnë situatën

I ftuar në emisionin “Epiqendër” të gazetares së Ora News Sonila Musai, psikologu Altin Nika ka folur për ndikimin psikologjik që kanë provimet e maturës mbi të rinjtë, duke e konsideruar këtë periudhë si një ndër më stresueset për nxënësit.

Sipas Nikës, provimet shoqërohen me një nivel të lartë presioni, i cili buron jo vetëm nga koha e kufizuar dhe ngarkesa akademike, por edhe nga faktorë të tjerë psikologjikë dhe socialë.

Psikologu ka bërë thirrje për më shumë mbështetje emocionale dhe mirëkuptim nga prindërit dhe mësuesit, në mënyrë që nxënësit të mos e përjetojnë këtë fazë si një barrë të rëndë, por si një sfidë e natyrshme në rrugëtimin e tyre drejt së ardhmes.

Për më shumë ndiqni videon: