Përplasje në “Epiqendër”/ Halilaj-Karabinës: Jeni opozitarë pa fakte…

Një debat ka ndodhur në emisionin “Epiqendër” të gazetares së Ora News Sonila Musai, ku pedagogia e shkencave të edukimit Mirela Karabina është përballur me pedagogen Helena Halilaj lidhur me investimet në arsimin parauniversitar dhe ndërtimin e shkollave.

Karabina ngriti shqetësimin për mungesën e investimeve në ndërtimin e shkollave nga qeveria, duke theksuar se shumë zona urbane dhe periferike vuajnë ende mungesën e infrastrukturës bazë për arsimin.

Në kundërpërgjigje, Helena Halilaj mohoi akuzat, duke e cilësuar deklaratën e Karabinës si politike dhe pa bazë faktike.

Debati u shoqërua me tone të larta në studio.

Për më shumë ndiqni videon: