Psikologu Altin Nika: Stresi ndikon drejtpërdrejtë në performancën e maturantëve

I ftuar në emisionin “Epiqendër” të gazetares së Ora News Sonila Musai, psikologu Altin Nika ka ngritur shqetësimin për ndikimin e stresit tek maturantët gjatë periudhës së provimeve.

Sipas tij, stresi nuk është thjesht një ndjesi kalimtare, por një faktor që ndikon realisht në performancën akademike të nxënësve.

Ai u shpreh se për disa të rinj, sidomos ata me ndjeshmëri më të lartë emocionale, mundësia e dështimit në provime përjetohet si kërcënim personal, duke krijuar bllokim psikologjik dhe humbje të përqendrimit.

Për më shumë ndiqni videon: