Jep dorëheqjen nga detyra shefi i Gardës së Republikës, Ermal Ozuni

Shefi i Gardës së Republikës, Ermal Ozuni, ka dhënë dorëheqjen nga detyra.

Ozuni ishte emëruar në krye të Gardës në shtator të vitit të kaluar, duke marrë drejtimin e këtij institucioni të rëndësishëm të sigurisë që garanton mbrojtjen e personaliteteve të larta shtetërore dhe institucioneve kushtetuese.

Aktualisht pritet vendimi për zëvendësimin e tij dhe emërimin e një drejtuesi të ri të Gardës së Republikës.