Yskollari nga Qëndresa Qytetare: Tezat e Maturës u publikuan sërish, askush nuk mban përgjegjësi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Qershor 2025, 20:07
Analisti i arsimit nga Qëndresa Qytetare, Mateo Yskollari, i ftuar në emisionin “Epiqendër” të gazetares së Ora News Sonila Musai ka ngritur shqetësime serioze mbi mënyrën e administrimit të provimeve të Maturës Shtetërore, duke theksuar se problematika e publikimit të tezave po përsëritet, ndërsa mungon totalisht përgjegjësia institucionale.
Ai theksoi se rrjedhja e tezave ndodh në mënyrë të përsëritur, por shqetësuese mbetet sidomos mënyra e reagimit institucional, që sipas tij nuk ka ndryshuar nga një vit më parë.
Madje, këtë vit reagimi zyrtar është redaktuar tre herë, duke ngritur dyshime të mëdha për transparencën dhe seriozitetin e trajtimit të problemit.
Për më shumë ndiqni videon:
