Shuhet Darëzeza/ Helikopterët arrijnë të fikin zjarri që shkrumboi rreth 12 hektarë

Dy helikopterë ndërhynë këtë të martë për të shuar zjarrin në zonën e Darëzës që për tre ditë shkrumboi rreth 12 hektarë. 

Falë hedhjes së ujit nga ajri u bë e mundur izolimi i vatrave  duke u dhënë mundësi zjarrfikësve të vepronin në terren.

Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit ndërsa përgjegjësi i Mbrojtjes Civile të Fierit apelon për më shumë kujdes nga pushuesit.

Ekspertët shprehen se monitorimi i zonës do të vijojë edhe pas shuarjes së flakës për të eliminuar mundësinë e riaktivizimit.