Boçi: SPAK në zgjedhje u bë palë me Ramën dhe kundër opozitës, denoncimet nuk u morën parasysh
Përmes një interviste në Ora News, nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi tha se në këto zgjedhje SPAK-u ishte palë me qeverinë dhe kundër opozitës.
Sipas tij u lejuan krimet zgjedhor qysh nga veprimet e Ramës që dha bonus për pensionistët, apo mori vendime për faljen e gjobave 3 ditë para zgjedhjeve.
Boçi: Janë denoncuar mënyrat se si ka vepruar SPAK-u pro Ramës dhe kundër opozitës. Shembulli konkret është thirrja e Berishës në SPAK. Ndërkohë që dihet se çështja është çuar për gjykim dhe ky detyrim paraqitjeje është një mekanizëm goditës ndaj opozitës. SPAK ngrit një task-forcë që nuk prodhoi asgjë dhe dalim në një rezultat farsë.
Kjo task-forcë duhet të kishte si rezultat parandalimin e krimeve zgjedhore, por rezultati është baraz më zero dhe e legjitimoi krimin zgjedhor në maksimum. Edhe denoncimet që bëmë nuk u morën në konsideratë. Duke u nisur këtu qysh nga veprimet e Ramës që dha bonus për pensionistët, apo mori vendime për faljen e gjobave 3 ditë para zgjedhjeve.
