EMRI/ Të shtëna në Durrës, plago*et një person
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Maj 2025, 20:28
Një i ri ka mbetur i plagosur në Durrës.
Bhet me dije se, Arbër Gorea ka mbetur i plagosur mbrëmjen e sotme në zonën e Fllakës.
Ai është dërguar në spitalin e Durrësit, nën kujdesin e mjekëve, ndërsa policia ka shkuar në vendin e ngjarjes.
Ende nuk ka të dhëna për autorët.
Njoftimi i policisë:
DVP Durrës/Informacion paraprak
Rreth orës 20:00, në zonën e Fllakës, dyshohet se për motive të dobëta është plagosur me armë zjarri shtetasi A. G., 36 vjeç, banues në Durrës, aktualisht jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë dhe Grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë kontrollet dhe hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit, sqarimin dhe dokumentimin ligjor të rrethanave të ngjarjes.
