Dh*noi babain e tij dhe theu masën e “Arrest në shtëpi", arrestohet 42-vjeçari

Një 42-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij. Gjithashtu 42-vjeçari ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Ndërkohë, një 41-vjeçar është shpallur në kërkim pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj ish-bashkëshortes.

Njoftimi:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1: shpallen në kërkim shtetasi Ch. V., 41 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj ish-bashkëshortes. Punohet për kapjen e tij. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan në flagrancë shtetasin A. Q., 42 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij. Gjithashtu, ky shtetas ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi".