U ekstradua nga Dubai/ Apeli i Posaçëm lë në burg Florenc Çapjan për dosjen “Plumbi i Artë”

Gjykata e Apelit të Posaçëm ka lëne në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” për Florenc Çapjan që u ekstradua pak kohë më parë nga Dubai me dyshimin se është përfshire në dosjen “Plumbi i artë”.

Ndaj Çapjes rëndonte një masë sigurie në mungesë për akuzën e “sigurimit të kushteve për vrasje”  në dëm te Sokol Sanxhaktarit, dhëndrit te ish-kryebashkiakut te Elbasani Qazim Sejdini.

Përmes avokatit, Çapja  ka pretenduar se nuk  ka përdorur “sky ecc” dhe se akuza ndaj tij është ngritur vetëm nga një deklarim i Nuredin Dumanit e Henrik Hoxhajt.

Në të njëjtën kohë Florenc Çapja është dënuar me burg për jetë si një nga porositësit e vrasës së Gentian e Nezir  Beqirit në 2012 në Elbasan.