Arrestohet në Vlorë hajduti i laptopëve dhe televizorëve, vijojnë hetimet për raste të tjera vjedhjesh të 33-vjeçarit

Një 33-vjeçar është vënë në pranga në qytetin e Vlorës, pasi u identifikua nga policia se kishte vjedhur disa pajisje elektronike dhe sende me vlerë në 3 raste gjatë javës së fundit.

Në një lokal më datën 29 maj, në lagjen Osman Haxhiu, E.S., vodhi dy televizorë me vlerë 100 000 lekë. Më datë 23 të këtij muaji, në lagjen Lirim, vodhi 2 televizorë, 3 laptopë dhe dy celularë në zyrën e shtetasit K.K.

Gjatë datës 24 maj në lagjen 28 Nëntori, E.S., vodhi baterinë e një automjeti dhe disa pajisje polumbari, me vlerë 30 000 lekë.

Vijon puna e strukturave të Komisariatit të Policisë Vlorë, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë.  Vodhi 3 herë, pajisje elektronike dhe sende me vlerë, gjatë javës së fundit, identifikohet dhe vihet në pranga 33-vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë, pas marrjes së disa kallëzimeve për vjedhje në lagje të ndryshme të qytetit, organizuan menjëherë punën hetimore për zbardhjen e tyre. Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe të mirëkoordinuara, u bë i mundur identifikimi dhe ndalimi i shtetasit E. S., 33 vjeç, banues në Vlorë, i cili dyshohet si autor i 3 vjedhjeve:

Vijojnë veprimet hetimore për të dokumentuar raste të tjera vjedhjesh të dyshuara të kryera nga ky shtetas. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja”.