Helmimi i fëmijëve në Gramsh/ Hapet të hënën kopshti nr. 1, nuk do të ofrohet më vakti i drekës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Maj 2025, 15:04
Bashkia e Gramshit ka bërë me dije se kopshti nr.1 do të hapet ditën e hënë për të vijuar normalisht javën e fundit të vitit shkollor. Por kuzhina e kopshtit do të vijojë të qëndrojë e mbyllur dhe fëmijët nuk do të konsumojnë vaktin e drekës aty.
Ndërkohë kopshti qëndroi i mbyllur për disa ditë, pasi më parë disa fëmijë të kopshtit publik numër 1 u dërguan në spital pas shenjave të infektimit me salmonelë.
AKU bëri analizë të ushqimit dhe ditën e sotme me një njoftim zyrtar tha se produkti që ka shkaktuar infektimin tek fëmijët ka qenë veza, që ka rezultuar e kontaminuar me salmonelë.