VIDEO/ Alarm për bo*bë në një hotel në qendër të Tiranës, policia rrethon zonën

Një alarm për bombë është ngritur në një hotel në qendër të Tiranës.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes ku ka rrethuar zonën dhe po kryhen verifikimet e nevojshme. 

Bëhet me dije se stafi dhe klientët janë evakuuar.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 19:35, në Sallën Operative të DVP Tiranë ka telefonuar një punonjëse e stafit të një hoteli në rrugën “Abdi Toptani”, me pretendimin se dikush i panjohur e ka njoftuar për vendosjen e një sasie eksplozivi në parkimin e këtij hoteli.

Menjeherë në vendngjarje ka shkuar forca të shumta policie të cilët kanë bërë rrethimin e zonës dhe evakuimin e personave të hotelit.

Gjithashtu janë njoftuar forca xheniere për kontrollin dhe verifikimin e informacionit.

Në përfundim të kontrollit dhe veprimeve hetimore do të keni një informacion me të detajuar për rastin.