Strazimiri: Zgjedhjet nuk plotësuan standardet e Kartës së Kopenhagenit, ishin farsë
Në një lidhje direkte për "Ora News", Gent Strazimiri, fituesi i mandatit të PD-së në Durrës, analizoi procesin zgjedhor përmes kritereve ndërkombëtare, duke iu referuar gjetjeve të OSBE/ODIHR-it dhe Kartës së Kopenhagenit.
"Unë mendoj që të gjithë ne së bashku, politikan, analist, gazetarë kemi vetëm një kriter për të matur nëse ishin zgjedhje apo ishin farsë, është raporti i gjetjeve paraprake të OSBE/ODIHR-it.
Ashtu sikurse struktura e një lajmi përbëhet nga disa kritere: Kur, ku, qysh, pse dhe cili, përndryshe quhet thashethem dhe nuk quhet lajm, ashtu edhe zgjedhjet kanë disa kritere të vetat për tu matur nëse janë zgjedhje apo diçka e ngjashme me to që do të thotë farsa.
Karta që e përcakton nëse janë zgjedhje apo jo, është karta e Kopenhagenit, dokument i miratuar në qershor 1990, pra 35 vite përpara. Në lidhje me të, OSBE-Odihri ka gjetur një raport gjetjesh paraprake për të cilat dëshmon se, ka dëshmi të dorës së parë, që tregojnë se në mënyrë të përsëritur është shkelur karta e Kopenhagenit, janë shkelur standartet ndërkombëtare mbi zgjedhjet, 7 ose 8 herë nga 5 kritere që janë kriteret minimum të kartës së Kopenhagenit për të pasur zgjedhje.
Të gjitha këto bashkë unë mendoj që plotësojnë atë panoramën për të mos i quajtur zgjedhje por farsë", u shpreh Strazimiri.
