Danaj: Fushatat duken më të thjeshta, por shpenzimet janë po aq të larta, thjesht janë rafinuar

I ftuar në emisionin "Drejt" në "Ora News", eksperti i ekonomisë Voldi Danaj analizoi mënyrën e zhvillimit të fushatave elektorale, duke theksuar se edhe pse duken më të thjeshta në pamje të parë, shpenzimet mbeten të mëdha, veçanërisht për aktivitetet në diasporë dhe koncertet gjatë fushatës.

"Në të vërtetë duken sikur shpenzojnë më pak, por realiteti po të bejmë një analizë të detajuar dhe të mirëfilltë nuk është se shpenzojnë më pak.

Ne kemi parë koncerte pafund edhe këtë fushatë elektorale, sidomos nga partia në opozitë që duke qenë në opozitë nuk kishte më shumë kohë të merrej me këngët por nga ana tjetër mungonte pjesa e likuiditetit dhe pjesa ekonomike që lë për të dyshuar.

Nga ana tjetër pamë një qeveri që shkonte zakonisht nëpër diasporë. Partia Socialiste ka pasur takime masive nëpër diasporë. Këto sallat e mëdhaja që merreshin me qira ose autobusat që shkonin nga Shqipëria, të të dyja partive por sidomos PS, për të mbushur sallat e diasporës, edhe këto kanë kosto të mëdha.

Ajo që unë mendoj, thjesht këta janë rafinuar pak në të bërit fushatë. Është e vërtetë që nuk kanë këto skenat e mëdha, sidomos PS-ja sepse kryeministri duke qenë artist tashmë ka mësuar të bëj disa manovrime me këto lloj aktivitetesh të organizuara në formë rrethi apo me aktivitetenë natyrë", u shpreh Danaj.