NBA/ Indiana i afrohet titullit në Konferencën e Lindjes

Indiana Pacers fitoi 130-121 ndaj New York në finalen e katërt “play-off” të Konferencës së Lindjes në NBA.

Sukses që afron skuadrën me titullin kampion në këtë konferencë, pasi tashmë Indiana udhëheq 3-1 serinë dhe është një fitore larg titullit.

Edhe pse ishte një ndeshje e luftuar, skuadra e Indianas nuk zhgënjeu në fushën e saj, duke triumfuar me meritë.

Tyrese Haliburton realizoi një “triple double”, me 32 pikë 12 rebound e 15 asist, mbështetur edhe nga Siakam me 30 pikë.

Për New York u dallua Jalen Brunson me 31 pikë, por që s’mjaftuan për të evituar humbjen.

Konferenca e Lindjes-Finale

New York – Indiana 121-130 (1-3)

Konferenca e Perëndimit-Finale

Oklahoma – Minnesota (3-1)