Aksidenti me vde*je në minierën e Katjelit, nisin hetimet për administratorin dhe dy të tjerë

Pas aksidentit me vdekje një ditë më parë në minierën e Katjelit në Përrenjas, prokuroria ka nisur hetimet  për administratorin e minierës, drejtuesin teknik dhe përgjegjësin e turnit.

“Në vijim të veprimeve, Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për veprën penale "Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë", për administratorin e minierës, shtetasin G. B., 56 vjeç, drejtuesin teknik shtetasin H. K., 62 vjeç dhe përgjegjësin e turnit shtetasin G. K., 62 vjeç”, njofton Policia.

Një ditë më parë në fshatin Katjel, gjatë punës në minierën e kromit ka rrëshqitur një masiv minerali, dhe për pasojë ka humbur jetën 57 vjeçari Syrja Bego.

Dyshohet se 57-vjeçarin e ka zënë një gur minerali poshtë.

Policia njofton se grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë ka vijuar veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.