Heqja e masave ndaj Kosovës, Shkodra: Koha që BE të tregohet më e ashpër me Serbinë! Mesazhet e Kallas ishin të qarta për Vuçiçin
Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme, Kaja Kallas, është shprehur se Bashkimi Europian ka nisur heqjen graduale të masave ndëshkuese ndaj Kosovës.
Komentet Kallas i bëri gjatë një deklarate për mediat nga Kosova, ku edhe u takua me liderët kryesorë të partive politike.
Në një lidhje të drejtpërdrejtë për "Ora News", politologia Magbule Shkodra komentoi vizitën e kryeministres së Estonisë, Kaja Kallas, në rajon, duke theksuar rëndësinë e mesazheve të saj për procesin e normalizimit Kosovë-Serbi.
"Dua të them që është shumë e mirë që zonja Kaja Kallas ka filluar këtë vizitë dhe nga Beogradi ka vazhduar dhe është në Prishtinë. Sipas informacioneve e dime që ka takuar ministren e jashtme në detyrë deputeten Donika Gërvalla-Schwarz dhe pastaj do të vazhdoj me takime me liderët e partive politike dhe po ashtu do të takoj edhe kryeministrin Albin Kurti.
Është mirë që zonja Kallas i ka dhënë disa mesazhe të qarta edhe Vuçicit në Beograd sepse i ka thënë se duhet të vazhdoj me reformën dhe të përmbahet me linjën, këtu ka përmendur edhe normalizimin Kosovë-Serbi.
Këto mesazhe i shoh si shumë të rëndësishme pasi zonja Kallas me ardhjen e saj në detyrë kishte bërë shumë të qartë që ato vende që do të vazhdojnë të jenë suportuese të Rusisë nuk do ta kenë të lehtë", u shpreh Shkodra.
NDIQNI INTERVISTEN E PLOTE ME POLITOLOGEN MAGBULE SHKODRA

