Dauti: Po fshihen 172 mijë qytetarë jorezidentë,qytetarë me prona dhe taksapagues
Nëpërmjet një lidhje të drejtpërdrejtë në "Ora News", ishte deputetja e koalicionit Fronti Europian, Lirie Dauti, e cila theksoi se ndërkohë që vëmendja është përqendruar tek kush hyri e kush doli nga qeveria, po zhvillohet një e vërtetë e madhe, fshirja me një laps e 172 mijë qytetarëve jorezidentë, shumica prej të cilëve shqiptarë me pronë dhe kontribute në Maqedoninë e Veriut.
" Ndërkohë që vëmendja koncentrohet tek zhvillimet kush hyri, kush doli, një e vërtetë e madhe po zhvillohet këtu sikurse edhe sot në mëngjes bëra një njoftim për opinionin e gjerë se vetëm dje përderisa në njërën nga sallat po ndodhte miratimi i dorëheqjeve të një pjese të vogël të kabinetit qeveritar të kryeministrit Mickovski, në anën tjetër po ndodhte debati rreth propozimligjit për vetëqeverisjen lokale, ku tashmë po tentohet të bëhet i ligjshëm vendimi i qeverisë marrë disa muaj më parë në të cilën me një laps po fshihen 172 mijë qytetarë jorezident, të cilët nuk do të kenë mundësi më të llogariten as me përqindjen e punësimit që zhvillohet këtu në Maqedoninë e Veriut as në shpërndarjen e parasë publike, aq më tepër po ashtu bëhet zvogëlimi i numrit të këshilltarëve siç e paraqet tani propozimligji ku përshembukll komuna shqiptare minus 28 këshilltarë më pak do të jenë si pasojë e largimit të popullsisë jorezidente. Ndërkaq ne botërisht e dimë se ata shqiptarë që janë regjistruar si jorezidentë në kohë të pandemisë, janë qytetarë të cilët kanë pronë këtu dhe janë tatimpagues dhe taksapagues si të gjithë të tjerët.
Unë mendoj se vëmendja jonë duhet të jetë e koncentruar që të ndalojmë këto veprime të dëmshme të cilat janë pasojë e gjithë asaj të cilën ne "Aleanca për Shqiptarët" i kemi bërë të njohura se do të përballemi me situata të tila kur një grup shqiptarësh të cilët ju vardisën kryeministrit Miskovski për tu bërë pjesë e qeverisë vetëm përpara një viti , do të sillnin pasoja të cilët nuk e dimë as vetë sesa do jemi në gjendje të mbrohemi", u shpreh Dauti.
