Elezi: Forca e Sigurisë së Kosovës ka fituar medalje dhe vlerësime në misione ndërkombëtare
Sipas fjalëve të ekspertit të sigurisë, Bedri Elezi, i ftuar në një lidhje të drejtpërdrejtë për “Ora News”, Forca e Sigurisë së Kosovës ka treguar një performancë të jashtëzakonshme në arenën ndërkombëtare, duke u vlerësuar me medalje dhe pozicione të rëndësishme në misione të ndryshme ushtarake dhe trajnime në vendet partnere të NATO-s.
" Në shumë aktivitete ndërkombëtare ku në shumë aktivitete ndërkombëtare ku forca e sigurisë ka marrë pjesë, përfshirë edhe disa ngjarje në Britani të Madhe. Pjesëtarët kanë marr medalje, janë renditur si më të mirët në këto aktivitete.
Po ashtu mund të themi veprimet ushtarake fushore, të cilat janë marrë në vende të ndryshme, pjesëtarët e fushës së sigurisë kanë zënë vende të rëndësishme, prandaj mund të themi që të jemi të sinqertë që forcat e sigurisë së Kosovës kanë një performancë të jashtëzakonshme edhe për faktin që është një forcë e re, është një strukturë e cila nuk mund të krahasohet përsa i përket moshës me vendet apo me strukturat ushtarake të vendeve që kanë tanimë një përvojë dhe një zhvillim të jashtëzakonshëm. Forca e sigurisë së Kosovës ka arritur që të ndërtojë të gjitha strukturat e saj, të gjitha organizimet janë konform programeve dhe standarteve. Është me fat që ka pasur disa trajnime të rëndësishme në SHBA, Gjermani, Britani dhe Turqi, vende të cilat kanë një vend të rëndësishëm në NATO", u shpreh Elezi.
